
Prokuroria e Posaçme ka zgjatur deri në muajin shkurt afatet hetimore për kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isai dhe për 5 zyrtarë të tjerë të Bashkisë.
Ata akuzohet për veprën penale “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankade publike” , “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentash”.
I gjithë grupi u mor i pandehur nga SPAK në lidhje me dy tendera atë të rrugës Korçë-Ersekë dhe për Ujësjellësin e Kolonjës.
SPAK ka sekuestruar komunikime përmes aplikacionit WhatsApp midis Erion Isait dhe Entela Çanos, administratore e kompanisë “A & E Engineering”. Nga mesazhet, duket qartë një bashkëpunim për të ndryshuar parametrat tekniko-financiarë të projekteve, me qëllim që ato të përshtateshin sipas kërkesave të kryebashkiakut apo të favorizonin palë të caktuara.
-
Elon Musk bëhet personi i parë në histori me pasuri prej...
6 Nëntor, 13:50 -


