
Drama mes Brad Pitt dhe Angelina Jolie-s po merr një kthesë të re. Aktori fitues i “Oscar”-it ka ngritur një padi ndaj ish-bashkëshortes së tij, duke kërkuar 35 milionë dollarë dëmshpërblim, në lidhje me shitjen e pjesës së saj në vreshtin e famshëm francez Château Miraval.
Sipas dokumenteve të dorëzuara në gjykatë, Brad Pitt pretendon se Angelina Jolie shiti pjesën e saj në biznesin e përbashkët të verës pa e njoftuar apo marrë pëlqimin e tij. Çifti e kishte blerë pronën luksoze në vitin 2008, ndërsa ajo shërbeu edhe si vendi ku ata u martuan në vitin 2014.
Pitt tani kërkon 35 milionë dollarë dëmshpërblim, duke pretenduar se shitja e Jolie-s dëmtoi seriozisht reputacionin dhe vlerën e kompanisë. Në padinë e tij, aktori thekson se ajo “veproi me qëllim për t’i shkaktuar dëm” dhe për të “sabotuarpunën që ai kishte ndërtuar për vite me radhë” në Château Miraval.
-
-
Këto janë trendet e fundit të rikthyera në modë! Bordo IN
6 Nëntor, 11:57


