KreuFashion

Këto janë trendet e fundit të rikthyera në modë! Bordo IN

Rikthimi i Damier 

Kjo unazë evokon dizajnin ikonik Damier të Louis Vuitton, simbol i stilit të rafinuar. E punuar me diamante dhe ar 18 karatësh, ajo është kombinim i artit modern dhe trashëgimisë klasike, një bizhuteri uniseks, e cila mund të jetë dhurata ideale për njeriun tuaj të zemrës – është aq e bukur, sa nuk do ta hiqni kurrë nga gishti. 

Kontraste  

Këpuca “Amalia” është kthyer në aksesorin 'must' të sezonit nga Saint Laurent, kjo për shkak të kontrasteve të ngjyrave. E vendosur mbi një takë stileto metalike, ajo është realizuar duke gërshetuar lëkurën prej kamoshi si dhe mëndafsh viskoz, ndërsa maja e saj është zbukuruar me një trëndafil katror i punuar me dorë. 

 

 

Fjongo nga Chanel

Kjo miniçantë që mban firmën e Chanel, është bërë në brendësi nga lëkurë e butë qengji, ndërsa sipërfaqja është veshur me stof të leshtë, duke krijuar formën e një fjongoje elegante, e cila përqafohet nga një zinxhir metalik me nuancë të artë, duke të dhuruar një ndjesi tipike dimërore dhe të qenit sa më pranë natyrës.  

 

Wild Winter 

Palltoja “Althea” e stilistes Nour Hammour është zgjedhja perfekte për t'u veshur edhe për një mbrëmje elegante. E punuar me lëkurë lope me qime të lëmuara dhe me shkëlqim, mbi sipërfaqe janë dizajnuar artificialisht pulla leopardi. E bollshme, por falë një rripi ju mund të nxirrni sa më shumë në pah pjesën e belit.  

 

 

Kthim në vitet ‘20 

Ky minifustan i dizajnuar nga JW Anderson u frymëzua nga shkëlqimi i stilit flapper të viteve 1920. Ai është punuar me shifon dhe e gjithë sipërfaqja është e zbukuruar me një shtresë xixash dhe rruazash që bien në sy, ndërsa pjesa fundore u dekorua me thekë, duke krijuar një siluetë tejet sensuale.