Aktorja Demi Moore u shfaq në rrugët e New York City-t dhe i magjepsi të gjithë me një kostum prej kadifeje me nuancë të gjelbëri. Një pamje që e vërteton se jeshilja është nuanca e domosdoshme të sezonit. Pra, mjaft me pamjen e zezë dhe gri nga koka te këmbët!
Këtë sezon, Demi Moore i shtoi një dozë shkëlqimi pamjeve të vjeshtës, një nuancë e freskët dhe elegante. Aktorja kishte veshur pantallona dhe një xhaketë safare smeraldi, ndërsa poshtë xhaketës, një bluzë romantike jeshile, me një jakë dhe mëngë me dantellë.

E për të plotësuar pamjen kishte zgjedhur një palë çizme platformë dhe një çantë klasike të zezë, duke garantuar një pamje të frymëzuar nga vitet shtatëdhjetë, duke kombinuar stilin retro dhe ultra-bashkëkohore.

E gjelbra, përkufizimi i ri i elegancës
A është e gjelbra gati ta rrëzojë nga froni të zezën?

Kjo nuancë po e vendos veten si alternativa e saj më e rafinuar: e ngrohtë, paksa e guximshme dhe në modë.
Në sfilatat e Vjeshtë/Dimër 2025-2026, variacionet ishin nga ngjyra fëstik te ulliri ose kaki, duke sjellë një frymë optimiste në gardërobën dimërore. Shtëpi mode si Saint Laurent, sollën bluzë me mëngë të gjata dhe dantella;


po ashtu Chanel sugjeron një fustane e pulovra me nuancë fëstëk.


Ndërsa Zimmermann guxon me një kostum lëkure ulliri,

Pra, këtë sezon ka një paletë të pafundme që ngroh pamjen tonë duke u larguar nga e zeza dhe grija. E gjelbra është e butë, e thellë, por edhe e gjallë, ndaj ngjan si një nuancë ka aftësi të rishpikë look-un e dimrit.

Ashtu si Demi Moore, mund t’i nënshtroheni siluetës njëngjyrëshe për një efekt elegant. Qoftë kostum, pallto, fustan apo një kombinim këmishë-fund, të gjitha të kombinuara, ose me detaje të vogla, si një alternativë elegante ndaj të zezës sonë të preferuar, sepse e gjelbra tani është mishërimi i elegancës.
