KreuFashion

Kafe çokollatë, ngjyra e vitit në gardërobën e vjeshtës!

Vjeshta 2025 ka një ngjyrë të re në modë: chocolate brown (kafe çokollate)
Nga pulovrat prej kashmiri të buta dhe çantat deri te xhaketat lekurë dhe këpucët klasike, kjo nuancë e kafes po pushton garderobat dhe koleksionet e stilistëve këtë sezon.

Gjatë javëve të fundit, Hollivudi ka përqafuar plotësisht këtë nuancë luksoze dhe elegante. Për shembull, Kate Hudson zgjodhi një fustan kafe me taka të përshtatura për një event, ndërsa Angelina Jolie veshi një pardesy të kafe në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto.


E dikur e zbehtë nga e zeza dhe bluja, kjo nuancë e pasur ka dalë si ngjyrja neutrale e padiskutueshme e vjeshtës 2025, duke pushtuar pistat e modës, street style-in dhe feed-in tuaj në Instagram.



Dizenjues si Loewe dh e The Row kanë shfrytëzuar estetikën e ngrohtë dhe të pasur të ngjyrës, duke treguar se është njëkohësisht luksoze dhe e gjithanshme.

Një investim i zgjuar? Çantat dhe palltot klasike në këtë ngjyrë qëndrojnë të gjithanshme dhe elegante. Për këpucët, nuk është vetëm për çizmet: sneakers dhe loafer në këtë ngjyrë japin gjithashtu një pamje të rafinuar.

Kafe çokollatë, ngjyra e vitit në gardërobën e

Kafe çokollatë, ngjyra e vitit në gardërobën e

Kafe çokollatë, ngjyra e vitit në gardërobën e

Xhaketat e lëkurës apo të stilit të ngrohtë janë mënyra perfekte për të një stil minimalist, por që bie në sy, ndërsa pulovrat dhe bluzat kafe sjellin ngrohtësi dhe sofistikim çdo kombinimi.
Në fund, pantallonat, fustanet dhe fundet në këtë nuancë transformojnë çdo veshje në një look të çmuar dhe modern.

Kafe çokollatë, ngjyra e vitit në gardërobën e

Kafe çokollatë, ngjyra e vitit në gardërobën e

Kafe çokollatë, ngjyra e vitit në gardërobën e

Chocolate brown nuk është thjesht një ngjyrë është një trend që meriton vendin e vet në garderobën tuaj këtë vjeshtë.

Vogue dhe InStyle e kanë quajtur “It color” të sezonit, dhe ne jemi plotësisht dakord.
Kombinojeni kafen me bizhuteri ari, të bardha kremi, apo edhe me nuanca të tjera kafe për një look elegant dhe tërheqës.