
Ylli botëror me rrënjë shqiptare, Dua Lipa, po zgjerohet përtej muzikës dhe modës. Pas një sërë bashkëpunimesh të suksesshme me marka ndërkombëtare, këngëtarja ka vendosur të ndërmarrë hapin e radhës në karrierën e saj, lançimin e një linje të re produktesh bukurie me emrin “Dua Beauty”.

E njohur për stilin e saj unik dhe eksperimentimin me ngjyrat, Dua Lipa prej kohësh është kthyer në një ikonë mode. Me këtë projekt të ri, ajo synon të sjellë në treg produkte që përfaqësojnë filozofinë e saj të vetëbesimit, origjinalitetit dhe thjeshtësisë. Linja do të përfshijë produkte make-up-i, kujdesi për lëkurën dhe parfume, të dizajnuara me përbërës natyralë dhe të qëndrueshëm ndaj mjedisit.
-
Ngjarjet kryesore astrologjike në nëntor 2025!
4 Nëntor, 15:18 -


