
Një aksesor ikonik i viteve '90, është çanta baguette, e cila nuk e ka humbur kurrë aurën e saj dhe mbetet një element kryesor sezon pas sezoni. Bordo sugjeron disa modele, të cilat në pamje duket sikur kanë çmime të papërballueshme, por në fakt janë më të lira nga sa duken dhe duken vëret luksoze.
Në vitin 1997, Silvia Venturini dizajnoi për shtëpinë italiane të modës Fendi një çantë krejt të re: Baguette. Emri i saj i referohet madhësisë së saj, e projektuar për t'u mbajtur nën sqetull, njësoj si një baguette e sapoblerë nga furra. Vitin pasardhës, seriali "Sex and the City" e përjetësoi atë në krahun e Carrie Bradshaw. Shumë shpejt, ajo u bë çanta e parë në histori, e cila shiti miliona kopje duke u shfaqur në më shumë se 700 versione. Që atëherë, ky model ikonik ka vazhduar të frymëzojë dhe forma e saj mini, me një dorezë të shkurtër është përshtatur nga shumë marka.
Edhe pse Fendi mbetet ende referencë absolute, ky format po rishpik veten sot në variacione të ndryshme. Ndaj po ju sugjerojmë disa modele që mund t’i zgjidhni për këtë vjeshtë me çmime të lira, por që garantojnë një pamje fantastike. Me pamjen e tyre vintage, çantat baguette vijnë në një numër të pafund versionesh këtë sezon, secila më e dëshirueshme se tjetra. Me lëkurë të lëmuar dhe një pamje elegante, apo prej kamoshi, me një prekje bohemiane, ose e zbukuruara me thekë.
Nëse e doni për një mbrëmje, zgjidhni modelet e dekoruara me perla, gurë të çmuar ose qëndisje plot ndriçim, perfekte për t'u kombinuar me një xhaketë, një fustan të shkurtër dhe këpucë me taka. Për ata që i duan copat me bukuri diskrete, variacionet minimaliste me tonet neutrale, premtojnë një elegancë më të lehtë. Për të guximshmet, nuanca në modë si jeshile ulliri, bordo ose e kuqe, janë vërtet ‘uau”.
