KreuHoroskop

Ngjarjet kryesore astrologjike në nëntor 2025!

Nga nesër, qielli do të ndriçohet nga një Hënë e plotë në shenjën e Demit, me fokus çështjet e qëndrueshmërisë, sigurisë materiale dhe vlerave. Mund të sjellë edhe fundin e përmbylljen e një cikli të rëndësishëm ose qartësi mbi gjërat/njerëzit që duhet të lësh pas.

4 nëntor

Marsi hyn në shigjetar. Ky ndryshim sjell një energji më aventuriere dh zgjeruese në mënyrën se si veprojmë dhe ecim përpara.

 

5 nëntor

Hëna e plotë në dem. Një momnet i fuqishëm për tokëzimin, rishikim i vlerave dhe lëshimin e asaj që nuk mbështet më ndjenjën tonë të sigurisë.

 

6 nëntor

Venusi hyn në akrep. Sjell thellësi në marrëdhënie, financa dhe mënyrën se si e vlerësojmë veten.

 

7 nëntor 

Urani (retrograd) rikthehet në dem për kalimin e fundit para se të lëvizë përpara. Çështjet e stabilitetit, burimeve dhe vlerave personale ngjallin reflektim.

 

9-29 nëntor

Mërkuri retrograd (fillimisht në shigjetar pastaj në akrep), një periudhëpër reflektim, rishikim të besimeve dhe ideve dhe ngaldasim të ritmit.

 

11 nëntor

Jupiteri stacionon një periudhë të zgjerimit të brendshëm dhe rivlerësimit të rritjes emocionale.

 

27 nëntor

Saturni stacionon direkt në peshq, shënon fundin e fazës retrogradë dhe një lëvizje drejt zbatimit të mësimeve.