Dashi
Planetët po zgjojnë etjen tuaj për aventura të reja. Këtë muaj, mund të ndjeni se gjithçka po përshpejtohet, veçanërisht në fund të muajit. Energjia juaj është në kulmin e saj dhe po rifitoni motivimin dhe forcën tuaj të brendshme. Kjo është një kohë e përkryer për të eksploruar kreativitetin tuaj dhe për të lënë mënjanë frikën tuaj. Po kapërceni pengesat dhe po gjeni zgjidhje për të kapërcyer problemet. Mund të ndodhin ndryshime, kështu që kujdes mos e teproni.
Demi
Sezoni i Akrepit ju fton të jetoni me pasion dhe të përqendroheni në atë që ju bën të ndiheni vërtet mirë. Jeni gati të pohoni veten dhe të dëgjoni zemrën tuaj pak më shumë. Kjo përkthehet në lëvizje në frontin profesional, si dhe në jetën tuaj private. Kujdes, prania e planetëve në shenjat e Zjarrit imponon një ritëm të lartë. Mos bini në panik, qëndroni të qetë. Po sfidoheni në mënyrën se si komunikoni, por zhvillime të bukura ju presin këtë muaj.
Binjakët
Planetët në Shigjetar ju sfidojnë: Nëse horizonti juaj, sidomos ai profesional, zgjerohet, një moment historik pritet të vijë. Motivimi juaj do t'ju bëjë më të fortë, por mos qëndroni të mbyllur ndaj këshillave të të tjerëve. Në aspektin e dashurisë, Afërdita në Shigjetar deri më 11 nëntor, do të zgjojë pasionin tuaj, ndaj ndiqni dëshirat tuaja dhe plotësoni fantazitë tuaja. Një muaj stimulues, por edhe me shumë sfida; ndaj kujdes, mos u dorëzoni shumë shpejt.
Gaforrja
Ambicia, forca dhe guximi juaj po zhduken, por mos u frikësoni. Prania e Diellit në Akrep është për t'ju ndihmuar të gjeni energji diku tjetër. Përqendrohuni për të lulëzuar, duke ndjekur aspiratat tuaja. Si në familje dhe në çift, diskutimet mund të çojnë në situata të komplikuara, ndaj angazhohuni të mbështetni njëri-tjetrin, por pa kaluar kufijtë. Një zgjidhje e madhe po ndodh, por mos u nxitoni, pritni një transformim të ngadalë. Kujdes me financat tuaja.
Luani
Një vrull i ri po zien. Pas një muaji të mbushur me disfata, filloni të rafinoni strategjitë tuaja. Me ndikimin e Marsit, veprimi dhe energjia ju rikthejnë në formë, ndërsa Venusi mbështet dashurinë dhe pasionin, duke ju ftuar të ndiqni dëshirat tuaja. Jeni më të guximshëm se kurrë, aq të vendosur sa për të lëvizur malet dhe për të vendosur pozicionin tuaj në punë dhe kjo do të përkthehet në marrjen e përgjegjësive të reja ose një ngritje në detyrë, që e keni dashur.
Virgjëresha
Planetët në shenjat e Zjarrit rrezikojnë t’ju shtyjnë deri në limit, por kjo nuk do të thotë që duhet të dorëzoheni. Nuk ka asnjë problem në qiellin tuaj, por ju këshillojmë të jeni fleksibël, sepse të presin disa surpriza të këndshme. Gjysma e dytë e muajit premton të jetë më e qetë dhe më e organizuar, aq sa do të ofrojë siguri për të ardhmen tuaj profesionale. Mbylle muajin me momente pasiononte dhe nëse nuk ke thënë akoma ‘po’, është çasti i duhur.
Peshorja
Planetët po zgjojnë një zjarr të ndezur brenda jush, duke ju përfshirë këtë muaj në momente pasioni dhe dëshirash që do t’ju orientojnë drejt një raporti të sigurt për të ardhmen. Ndryshime karriere, takime elektrizuese dhe aktivitete të pazakonta do të mbushin 30 ditët e muajit nëntor. Edhe pse jeni shumë impenjuar nga ana profesionale, gjeni pak kohë për veten dhe planifikoni udhëtimet që lidhen me nevojën tuaj për t'i bërë gjërat ndryshe.
Akrepi
Një pikë kthese po ndodh. Këtë nëntor, mund të keni nevojë për siguri në disa pika. Qielli ju vë në shumë pikëpyetje, por shikojini gjërat në perspektivë me dëshirën për ta kuptuar veten më mirë nëse doni vërtet të transformoheni. Muaji i ditëlindjes suaj sjell evolucion në marrëdhëniet tuaja me të tjerët. Guxoni të nxirrni në pah kreativitetin tuaj, si dhe të merrni iniciativa drejt një të ardhme të sigurt. Koha e duhur për të rritur financat dhe forcuar aleancat e reja.
Shigjetari
Këtë muaj do të rrezatoni në të gjitha sferat e jetës. Falë ndikimit të Mërkurit, ju ndihmojnë të çlirosh kreativitetin. Venusi, pritet t’i japë një dritë të re jetës tënde private. Sharmi yt dhe fuqia jote joshëse do të jenë aleatët tuaj kudo që të shkosh, ndaj guxoni të flirtoni, pasi ju presin surpriza dhe takime me njerëz të bukur. Dielli do të bashkohet me yjësinë tënde për të shtuar një dozë energjie. Në frontin financiar, mund të ndodhë një surprizë e këndshme.
Bricjapi
Më në fund, Venusi mbërrin në shenjën tuaj duke ju siguruar shumë dashuri dhe para. Kjo është një kohë ideale për të hapur krahët dhe për të guxuar të fluturoni. Në javët në vijim, do të jeni në gjendje ta dëgjoni veten në shumë sfera të jetës: Në aspektin profesional, pritet një pikë kthese dhe një kontratë po formalizohet, drejt një pozicioni të ri. Merrni kohë për të analizuar propozimet dhe guxoni të ndiqni atë që keni dëshiruar prej kohësh.
Ujori
Këtë muaj, planeti më rebel i zodiakut Plutoni mbërrin në qiellin tënd, por kjo nuk do të thotë se ju nuk do të bëni një hap para. Një faqe e re në historinë tënde po shkruhet dhe gjithçka fillon tani. Kjo përkthehet në një nevojë për të bërë që zëri yt të dëgjohet, ndaj mos ki frikë nga ndryshimi, përkundrazi. Guxo të mendosh jashtë kornizave për të përqafuar gjërat e reja. Në jetën private, duhet të tregohesh më shumë fleksibilitet, sepse diçka po lëviz.
Peshqit
I njohur për faktin se jeni paksa kokëfortë, qielli ju vendos para disa sfidave të forta këtë muaj. Rishikoni mënyrën se si e organizoni veten për të realizuar më mirë dëshirat tuaja, kjo përfshin edhe faktin se duhet të ndani teorinë nga praktika. Profesionalisht, ritmi i shpejtë mund të monopolizojë kohën dhe mendjen. Për fat të mirë, do të mbështeteni me shumë butësi në jetën tuaj dashurore, çka do të thotë se ju duhet të ruani shumë ekuilibra në jetën tuaj.


