Hëna kalon në Ujor frymëzim, ndryshim dhe pak drama e ëmbël!
Kjo e diel sjell energji të freskëta dhe plot frymëzim! Hëna largohet nga Bricjapi dhe kalon në Ujor, duke zgjuar dëshirën për ndryshim, shoqëri dhe ide të reja. Kujdes me vendimet impulsive në mëngjes pas orës 11:00 gjithçka bëhet më e qartë.
Dashi
Dita nis me pak konfuzion, por ti di ta kthesh çdo situatë në avantazh. Pas mesditës, je në qendër të vëmendjes dhe dikush mund të të komplimentojë për mënyrën si e menaxhon gjithçka. Mbrëmja është perfekte për një dalje spontane.
Demi
Mos u merr me shpenzime sot, sidomos në mëngjes mund të pendohesh për ndonjë “luks të vogël” të panevojshëm. Pasdite, një bisedë me dikë që të kupton do të rikthejë qetësinë dhe humorin.
Binjakët
Komunikimi është arma jote e fortë sot! Yjet të ndihmojnë të sqarosh një situatë që ka mbetur pezull. Në dashuri, diçka e vogël mund të të surprizojë në mënyrën më të këndshme të mundshme.
Gaforrja
Mos i merr të gjitha gjërat personalisht në mëngjes. Merr frymë, pi një kafe, dhe prit pak. Pas orës së drekës, gjërat marrin kthesë pozitive. Një moment i ëmbël familjar do të të mbushë zemrën.
Luani
Sot je në formë fantastike! Krijimtaria, bukuria dhe vetëbesimi janë në kulm. Në dashuri, ndjesitë janë të forta dhe magnetike mund të marrësh gjithë vëmendjen në një dalje shoqërore.
Virgjëresha
Fillimi i ditës është pak i mjegullt mos kërko perfeksion kudo. Në pasdite, gjej kënaqësi në gjëra të vogla: një aromë e mirë, një libër, një pasdite e qetë. Universi të kujton se bukuria qëndron në detaje.
Peshorja
Charm-i yt është në kulm! E diela sjell energji sociale dhe shumë pozitivitet. Mos refuzo një ftesë mund të takosh dikë interesant që të frymëzon. Kujdes vetëm me premtime që s’i mendon seriozisht.
Akrepi
Një ditë për reflektim dhe vendosmëri. Në mëngjes, ruaj qetësinë mos reagoni ndaj provokimeve të vogla. Pasdite, yjet të mbështesin në një vendim që lidhet me punën ose jetën personale.
Shigjetari
Ti je frymëzimi i ditës! Humor i mirë, dëshirë për aventura dhe plot ide të reja. Një ditë që të kujton pse është bukur të jesh vetvetja. Mos harro: një fjalë e mirë e jote mund t’ia ndryshojë ditën dikujt.
Bricjapi
Rrjedh ngadalë sot dhe është në rregull! Në mëngjes, bëj një pushim nga planet e mëdha. Pasdite, do ndihesh gati të marrësh përsipër gjithçka sërish. Kujdes me lodhjen fizike, nevojitet pak relaks.
Ujori
Hëna është në shenjën tënde –randaj ti je ylli i ditës! Do jesh më social, më karizmatik dhe plot ide që të tjerët mezi presin t’i dëgjojnë. Një lajm i papritur mund të të bëjë të buzëqeshësh.
Peshqit
Në mëngjes, ke shumë ndjeshmëri –mos u lodh duke i kuptuar të gjithë. Lëri gjërat të rrjedhin. Pasdite, një shenjë nga universi (ose një mesazh i papritur) të kujton se je në rrugën e duhur.
