Ky muaj sjell lajme të mira për disa shenja të horoskopit! Jupiteri, planeti i fatit dhe mundësive, hyri më 18 tetor në shenjën e Gaforrit, duke sjellë energji të fortë dhe mundësi të shumta për rritje personale dhe profesionale.Astrologia Ashley Boyd shpjegon se:
“Jupiteri hyn në Gaforre, shenjën e ndjenjave dhe të energjisë së fokusuar tek shtëpia dhe familja. Ky është një moment i rëndësishëm, sepse Jupiteri funksionon më mirë në Gaforre.”
Jupiteri zgjeron gjithçka që prek, dhe në këtë shenjë ky zgjerim lidhet me shërimin emocional, vendosjen e kufijve të shëndetshëm dhe forcimin e bazave të jetës. Energjia e këtij tranziti do të ndihmojë të gjithë, por disa shenja do të ndihen veçanërisht me fat në financa dhe karrierë.
Gaforrja (21 qershor – 22 korrik)
“Ky është fillimi i një epoke ku gjithçka në jetën tuaj do të rritet. Mundësia për karrierë, njohje dhe rritjen e vlerës tuaj tek të tjerët do të lulëzojnë. Ju jeni heroi i historisë tuaj.
Tani nuk është koha të tërhiqeni nga vëmendja thoni “po” mundësive dhe shkëlqimit personal.
Demi (20 prill – 20 maj)
“Jupiteri hyn në shtëpinë tuaj të tretë të komunikimit dhe ideve. Ky është momenti për të ndarë idetë dhe për të krijuar kontakte që mund të sjellin mundësi financiare ose profesionale.
Fjalët tuaja mund të shndërrohen në projekte fitimprurëse, ndaj mos i mbani idetë vetëm për vete.”
Virgjëresha (23 gusht – 22 shtator)
“Jupiteri ndriçon shtëpinë tuaj të 11-të të komunitetit dhe objektivave afatgjata. Bashkëpunimi dhe lidhjet e forta mund të sjellin njohje dhe përparime financiare.
Pjesëmarrja në grupe, kontaktet me mentorë dhe ndërtimi i lidhjeve profesionale mund të sjellin mundësi të rëndësishme.
Bricjapi (22 dhjetor – 19 janar)
“Ky tranzit thekson shtëpinë tuaj të 7-të të marrëdhënieve. Bashkëpunimet dhe partneritetet do të luajnë një rol kyç në karrierë dhe financa.Bashkëpunimi dhe përdorimi i burimeve të përbashkëta mund t’ju ndihmojë të arrini më shumë sesa duke vepruar vetëm.
Ky muaj është koha për të besuar tek intuita juaj, për të përmirësuar marrëdhëniet dhe për të shfrytëzuar çdo mundësi që shfaqet. Rritja nuk është për të nxituar, por për të investuar përherë e më shumë në gjërat që kanë vlerë të vërtetë.
