KreuFashion

Trendet më të reja të bukurisë që duhet të provoni këtë vjeshtë!

Vjeshta e 2025 sjell trende bukurie që janë të lehta për t’u integruar në rutinën tuaj të përditshme, duke ofruar një mënyrë të thjeshtë dhe krijuese për t’u argëtuar çdo mëngjes. Ngjyrat e guximshme, estetikat e frymëzuara nga arti dhe idetë unike i japin mundësi çdo personi të eksperimentojë dhe të krijojë stilin e tij.

Ekspertët dhe yjet e showbiz-it tashmë po e përqafojnë idenë e theksimit të tipareve natyrale, nga sytë tek buzët, duke e bërë eksperimentimin pjesë të rutinës. Ja disa nga trendet më të bukura që duhet të dini dhe si t’i bëni në shtëpi:

1.Buzë të Konturuara – Përdorni konturim për t’i dhënë formë buzëve dhe për të bërë ngjyrat të dalin më shumë. Një këshillë: pas aplikimit të lapsit. përdorni pak vaselinë për të krijuar një efekt sa më natyral.

Trendet më të reja të bukurisë që duhet të provoni


2. Peneli siren – Peneli i stilit “siren” thekson sytë me një pamje misterioze dhe elegante.

Trendet më të reja të bukurisë që duhet të provoniTrendet më të reja të bukurisë që duhet të provoni

3. Matte Cloudy Blends – Hije të buta dhe të shpërndara, për një efekt “lekurë të butë/e pastër” që kombinon lëkurë të mrekullueshme me sy që bien në sy menjëherë!

Trendet më të reja të bukurisë që duhet të provoniTrendet më të reja të bukurisë që duhet të provoni


4. Glass Skin Cheeks – Faqe të hidratuara dhe që shkëlqejnë si pas një trajtimi estetik, me një efekt të natyrshëm dhe të shëndetshëm.

 

Trendet më të reja të bukurisë që duhet të provoniTrendet më të reja të bukurisë që duhet të provoni


5. Blush Combos – Përzierja e nuancave të blush-it për të krijuar nje makijazh sa më natyral dhe për të personalizuar pamjen tuaj.

 

Trendet më të reja të bukurisë që duhet të provoniTrendet më të reja të bukurisë që duhet të provoni

6. Buzë Nude – Ngjyrat e lehta dhe neutrale janë përsëri trend, perfekte për çdo kombinim të modës dhe makijazhit.

Trendet më të reja të bukurisë që duhet të provoniTrendet më të reja të bukurisë që duhet të provoni


7. Doll-Like Makeup – Pamje e ëmbël dhe si një kukull me qerpikë të gjatë, hije të buta dhe buzë me gradient, frymëzuar nga Barbie dhe Bratz.

Trendet më të reja të bukurisë që duhet të provoniTrendet më të reja të bukurisë që duhet të provoni

8. Tapered Lashes – Qerpikë të gjatë në cepa për një pamje natyrale por të theksuar, e përshtatshme për çdo stil.

Trendet më të reja të bukurisë që duhet të provoniTrendet më të reja të bukurisë që duhet të provoni

9. Ngjyra Bordo – Nuancat e thella të kuqërremta dhe purpur po rikthehen fuqishëm në makijazh, flokë dhe veshje.

Trendet më të reja të bukurisë që duhet të provoniTrendet më të reja të bukurisë që duhet të provoni

10. Pa Mascara – Pamja pa rimel lejon që sytë dhe eyeliner-i të jenë protagonistët, duke dhënë një efekt minimalist por tërheqës.

Trendet më të reja të bukurisë që duhet të provoniTrendet më të reja të bukurisë që duhet të provoni