Hailey Bieber nuk ndalon së tërhequri vëmendjen. Në javët e fundit, ajo ka qenë protagoniste e eventeve prestigjioze dhe është përzgjedhur mes të ftuarvepër atë që përfaqëson për brezat e rinj. Një inovatore në botën e bukurisë
Vetëm pak ditë më parë, Hailey u nderua me Beauty Innovator Award në Wall Street Journal Innovator Awards 2025, në MoMA, New York. Ky event vlerëson talentet në fusha të ndryshme nga arti tek bota e bukurisë dhe këtë vit njohu suksesin e markës së saj Rhode, e cila u shit tek E.l.f. Beauty për një miliard dollarë.
Si në tapetin e kuq, ashtu edhe në jetën e përditshme, Hailey mbetet një pikë reference për ata që duan botën e bukurisë dhe të modës. Vetëm dje, e pamë duke ecur në rrugët e New York-ut me Kendall Jenner, një nga miqtë e saj më të ngushtë, duke buzëqeshur dhe duke treguar afërsi si gjithmonë.
Për këtë rast, ajo zgjodhi një pulovër ngjyrë jeshile të errët, nga Dior, xhinse të gjera Indigo dhe çantën ikonike bamboo vintage nga Gucci. Një kombinim i thjeshtë, por që konfirmon stilin unik dhe të pakrahasueshëm të Hailey-t, të cilin mund ta rikrijoni dhe ju.



Sipas Harper’s Bazaar, Hailey ka krijuar një “uniformë stili” për ditët e zakonshme: kombinime të thjeshta me xhinse, çanta të mëdha dhe aksesorë minimalë. Ky stil i qëndrueshëm i jep asaj një prezencë të fortë dhe të dallueshme, edhe kur nuk është në tapetin e kuq, duke konfirmuar se eleganca nuk kërkon gjithmonë veshje të shtrenjta ose evente prestigjioze.




