Puplat kanë pushtuar sfilatat e modës për pranverën, me dizanjuesit që shfaqin pendë në çdo formë e ngjyrë.
Në New York Fashion Week, Brandon Maxwell prezantoi një pallto të bërë me pendë të zezë që dilnin në pjesën e përparme, ndërsa Altuzarra tregoi një komplet trikoje që dukej sikur ishte i mbuluar nga pendët, por në mënyrë elegante. Prabal Gurung ofroi një fustan pa rripa, i mbushur me vija delikate pendësh të bardha që i dhanë një pamje sa më elegante.
London Fashion Week solli pendë shumëngjyrëshe, madje këpucë sportive të mbushura me pendë te Oscar Ouyang.
Në Paris, Balenciaga prezantoi funde plot pendë, të kombinuara me t-shirt-e casual, ndërsa disa fustane me linja couture u zbukuruan me finitura delikate prej pendësh.
Chanel solli Camellia dhe fustane të mëdhenj të zbukuruar nga atelier-i i specializuar Maison Lemarié, ndërsa Victoria Beckham dhe The Row shtuan funde me këtë detaj, duke i dhënë koleksioneve një prekje luks.






Historia e pendëve në modë është e gjatë: nga Egjipti i lashtë dhe babilonia, deri te Britania e shekullit të 18-të dhe epoka koloniale e shekullit të 19-të, pendët ishin simbol luksi dhe statusi, shpesh duke çuar në shfarosjen e disa specieve.


Aktivistet si Harriet Hemenway dhe Minna B. Hall ndaluan përdorimin masiv të pendëve në SHBA duke krijuar Audubon Society dhe duke influencuar ligje mbrojtëse për zogjtë.
Sot, ndërsa moda është duke u përqendruar gjithnjë e më shumë tek parimet etike dhe qëndrueshmëria, dizajnerat po eksperimentojnë me alternativa pa kafshë.
Stella McCartney prezantoi “Fevvers”, pendë të prodhuara nga materiale bimore, duke sjellë një zgjidhje etike për pendët tradicionale të strucit. Sipas aktivistes Emma Håkansson, këto zgjidhje ndihmojnë që moda të mbetet krijuese, pa prekur kafshët.
Sezoni i modës pranverë-verë 2026 duket se do të jetë e mbushur me ngjyra, pupla dhe inovacion një rikthim i luksit klasik të pendëve, por në një formë më të qëndrueshme dhe etike.
