Stilisti i njohur italian Giorgio Armani dallohet për aromat unike për burra, por dy prej tyre janë ato më identifikuese, Acqua di Gio dhe Armani Code. Linja dedikuar meshkujve dallon për shijet e rafinuara, me një prekje delikate, e cila thekson aspektin burrëror.
Një parfum kult i krijuar nga Alberto Morillas për Giorgio Armani është “Acqua di Giò”, i cili ishte mjaft popullor në vitet 1990, që dallon për një molekulë me nota detare dhe shije të freskët ujore.







