
Me mbërritjen e dimrit, fustanet maxi po përjetojnë një popullaritet. Ndonëse duket më e lehtë të zgjedhësh pantallona xhins ose pëlhura të buta kadifeje ose kashmiri, fustani mbetet një element kryesor në garderobe, pavarësisht temperaturave në rënie. Por, si mund të vazhdoni ta vishni një fustan edhe tani në dimër, ja disa sugjerime direct nga sfilatat e modës

Fustan poshtë një palltoje të gjatë
Ky është një rikthim në vitet 1990 dhe Ferragamo padyshim bie dakord. Nën drejtimin krijues të Maximilian Davis, shtëpia italiane e modës ka krijuar një pamje të përjetshme për veshjet e mbrëmjes këtë dimër. Zgjidhni një fustan të gjatë mëndafshi dhe kombinojeni atë me pamjen e sofistikuar të një palltoje të gjatë.

Fustan me lule
Edhe pse mund të jetë bërë i mërzitshëm për shkak të pamjes tipike për sezonin e ngrohtë, fustani i gjatë me lule po përjeton një rigjallërim këtë Dimër. Ashtu si Alexa Chung, zgjidhni një stil në nuanca pastel dhe kombinojeni atë me një xhaketë bomber dhe çizme deri në kyçin e këmbës.

Fustan balloje me xhaketë lëkure
Ky është padyshim kombinimi më rock-and-roll i sezonit. Fustani po pëson një ndryshim të theksuar dhe volumi i plotë i tij bie në kontrast me linjat e mprehta të një xhakete të shkurtër prej lëkure motorçikletash. Ashtu si në sfilatën e Saint Laurent, rikrijoni pamjen duke zgjedhur copa ekskluzivisht të zeza.

Fustani i gjatë bohem
Me rikthimin e viteve '70, fustani i gjatë bohem në sfilatën e Chloé, nxjerr në fokus në një model shumë të gjatë dhe transparent, duke luajtur me efektin e rrudhave dhe dantellave. Për t'i shtuar ngrohtësi siluetës tuaja, shtroni ndonjë aksesor gri prej pellushi.
