Edhe prime-i i fundit nuk kaloi pa tensione për Alba Pollozhanin, e cila u përfshi në një përplasje të ashpër me Benitën, teksa në diskutim u rikthye një situatë e krijuar mes tyre gjatë javës.
Gjatë debatit, Alba u shfaq dukshëm e nervozuar, duke reaguar me tone të larta dhe duke shprehur hapur pakënaqësinë për mënyrën se si ishte trajtuar konflikti mes tyre, raporton “Kosovarja”.
Nga ana tjetër, Benita vazhdoi përballjen edhe në prime, duke iu afruar shumë pranë Albes dhe duke i kërkuar të ruante qetësinë. Ky veprim vetëm sa e rriti më tej tensionin në studio.
Situata u bë aq e ndezur, sa ndërhyrja e moderimit u bë e domosdoshme për të qetësuar debatin dhe për të rikthyer kontrollin e diskutimit mes dy banoreve.

