KreuCelebrity

Merr fund lidhja "e konsoliduar" dy vjeçare, Ori Nebiaj sërish single!

Merr fund lidhja "e konsoliduar" dy vjeçare, Ori Nebiaj

Ori Nebiaj, e njohur për privatesine ekstreme te jetes personale, ka lënë së fundmi të kuptohet se statusi i saj sentimental ka ndryshuar. Pa deklarata të drejtpërdrejta dhe pa detaje, moderatorja ka dhënë sinjale të qarta se aktualisht është “single”.

Aludimet nisën disa javë më parë gjatë një lidhjeje live nga Parisi, ku Ori ndodhej për angazhime pune. E pyetur me kë kishte udhëtuar, ajo sqaroi se ishte në shoqërinë e miqve, ndërsa kur biseda u zhvendos te jeta sentimentale, reagoi me humor: “Jam atdhetare, burrin e dua shqiptar”.

Ky qëndrim vjen në kontrast të plotë me atë që Ori shprehte rreth një vit më parë. Në një nga deklaratat e rralla për jetën private, ajo kishte folur hapur për një lidhje serioze dhe të qëndrueshme, duke treguar se prej dy vitesh ishte në një marrëdhënie të konsoliduar. Gjatë një diskutimi si opinioniste, Ori ndau edhe përvojën personale të takimit me prindërit e partnerit, duke pranuar se ndjente ende emocion dhe siklet, pavarësisht kohëzgjatjes së lidhjes.

“Edhe pse kam dy vite me të, çdo herë që flitet për të takuar prindërit e tij, ndihem në siklet”, ishte shprehur ajo në atë kohë.

Sot, rreth një vit më pas, gjithçka sugjeron se kjo histori dashurie ka përfunduar, edhe pse vetë prezantuesja ka zgjedhur të mos komentojë. Ngacmimet në emisionin që ajo drejton kanë vijuar, ku së fundmi Rudina ironizoi: “Ori duhet të gjejë burrë njëherë, pastaj të bëjë dasmën”, një deklaratë që u interpretua si konfirmim indirekt i statusit të saj aktual.

Duke qenë besnike ndaj parimit të saj për privatësinë, Ori vështirë se do të zgjedhë të flasë hapur për arsyet e ndarjes. Ajo ka qenë gjithmonë e qartë në qëndrimin e saj se jeta personale nuk duhet të shndërrohet në material publik.

“Jeta private është dhe duhet të mbetet private. Dua që publiku të më njohë për punën time, jo për thashetheme”, ka deklaruar ajo më herët.