Komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara prej vitesh ka ndërtuar jetë dhe biznese të suksesshme, duke u bërë pjesë aktive e shoqërisë amerikane. Një ndër ta është edhe Mergim Lala nga Ferizaj, i cili jeton në Houston të Texasit prej më shumë se katër dekadash.
Lala drejton picerinë familjare “Brother’s Pizza”, një emër i njohur dhe i vlerësuar jo vetëm nga banorët e zonës, por edhe nga forcat policore lokale.
Shefi i policisë së qarkut Harris, Mark Herman, ka falënderuar publikisht pronarin shqiptar për gjestin e këndshëm që u ka bërë efektivëve të Stacionit të Patrullës Holzwarth.
“Sot, Mike nga Brothers Pizza vizitoi Stacionin e Patrullës Holzwarth të Konstablit Mark Herman, duke sjellë pica të shijshme për zëvendësit tanë. Gjatë vizitës, ai i falënderoi personalisht për punën e jashtëzakonshme që kryejnë çdo ditë në shërbim të komunitetit. Ky gjest mirënjohjeje dhe mbështetjeje vlerësohet thellësisht nga i gjithë stafi,” ka shkruar ai në rrjetet sociale.
Nuk është hera e parë që piceria e tij mbështet shërbimet e emergjencës. “Brother’s Pizza” njihet edhe për surprizat që u bën herë pas here zjarrfikësve dhe punonjësve të tjerë që kontribuojnë për sigurinë e komunitetit.

