KreuCelebrity

Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK

Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK

Prokurori Klodian Braho është zgjedhur kryetar i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për një mandat tre-vjeçar. Zgjedhja e tij u konfirmua me 7 vota nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).

Kandidati tjetër, Adnan Xholi, mori 3 vota, ndërsa Elvin Gokaj mori një votë. Doloreza Musabelliu nuk mori asnjë votë.

Klodian Braho do të marrë detyrën nga Altin Dumani më 19 dhjetor, duke nisur zyrtarisht ushtrimin e funksionit si drejtues i SPAK. Braho zëvendëson Dumani, i cili ka shërbyer në këtë pozicion deri më 18 dhjetor.

Pas një mbledhjeje të gjatë 6-orëshe të KLP-së, votimi për drejtuesin e ri të SPAK u zhvillua dhe rezultoi në këtë zgjedhje të qartë, duke vendosur një drejtim të ri për institucionin e rëndësishëm të prokurorisë speciale.