Duket se këtë edicion të Big Brother Vip Kosova 4 çifti që ka rrëmbyer vemendjen nuk është ai i zakonshmi që jemi mësuar të shohim. Të gjithë sytë këtë sezon janë pas Klodianit dhe Londrimit të cilët janë parë më të afërt seç duhet për një pjesë të shikuesve kjo për shkak të gjesteve dhe lojrave mes tyre, ndonëse të dy e kanë mohuar një marrëdhënie më shumë se miqësi.
Së fundmi ata kanë tërhequr vëmendjen e publikut pas një momenti që mund të kishte përfunduar me një puthje. Gjatë një aktiviteti në oborr, Klodiani e afroi Londrimin drejt buzëve, duke krijuar përshtypjen se mund të shkëmbenin një puthje.
Ky moment u shpërnda menjëherë në rrjetet sociale, duke shkaktuar komente dhe spekulime për një lidhje mes tyre. Që nga hyrja në shtëpi, dy banorët janë shfaqur shpesh së bashku, duke tërhequr vëmendjen e fansave. Marrëdhënia e tyre mbetet një nga temat më të diskutueshme në Big Brother VIP Kosova.
JUST DO IT ALREADYYYYYYY JEMI TU PRIT BREEEEE #bbvipks4 pic.twitter.com/0qAUXcbZBx
— lejallahile???????? (@mosshurdhoshume) December 10, 2025
