KreuCelebrity

Kiara Tito e humb durimin, i përgjigjet publikisht ndjekëses që e ofendoi!

Kiara Tito e humb durimin, i përgjigjet publikisht ndjekëses që e

Kiara Tito ka “shpërthyer” publikisht ndaj një ndjekëseje që e ka ofenduar rëndë në rrjetet sociale. Moderatorja, e cila së bashku me Luizin po punon për projektin e tyre të parë kinematografik që pritet të dalë në 2026, është prej kohësh nën vëmendjen e madhe të publikut – e cila shpesh shoqërohet edhe me komente plot urrejtje. 

Edhe kur çifti publikoi trailerin e filmit, reagimet negative dhe gjuha e ashpër në rrjet nuk munguan. Por kësaj here, Kiarës duket se i është mbushur kupa. Moderatorja ka zgjedhur të reagojë ashpër ndaj një zonje që ka përdorur fjalor fyese ndaj saj. Në një postim në Instastory, Kiara ka publikuar foton dhe emrin e profilit të saj, teksa shpreh habinë se si një grua mund të flasë me aq përçmim për një grua tjetër.

Kiara Tito e humb durimin, i përgjigjet publikisht ndjekëses që e

Ajo theksoi se nëse një personazh nuk të pëlqen, mund ta injorosh, por të ofendosh është një akt i turpshëm dhe i papranueshëm. Kiara gjithashtu u bëri thirrje ndjekësve të raportonin profilin në fjalë.

Ky është një reagim i rrallë nga Kiara, e cila zakonisht zgjedh të mos përfshihet në polemika, por mesa duket kësaj radhe vendosi të mos qëndrojë më në heshtje.