KreuCelebrity

Kush është ajo? Françeska Murat tregon detaje për moderatoren e Fan Club BBV!

 

 

Së shpejti nis edhe edicioni i pestë i "BBV" dhe kurioziteti i publikut ende nuk është shuar. Përveç banorëve të rinj, të cilët do të zbulohen natën e parë të spektaklit, të gjithë janë kuriozë të dinë kush do të jenë opinionistët e prime-t, por edhe të Fan Club. 

E ftuar mbrëmjen e djeshme në "Goca dhe Gra" ka qenë influencuesja Françeska Murati, ish-banore e "BBV". Françeska ka treguar ekskluzivisht në emision se do jetë këtë vit opinioniste në FanClub BBV dhe ishte shumë e lumtur dhe entuziaste që do të ishte pjesë e programit.

Me shumë kënaqësi do rikthehem te vendi që më ka dhënë gjithë vëmendjen dhe një hapje të madhe të nis një jetë të bukur në Shqipëri, unë do jem këtë vit opinioniste në Fan Club 

Ka shumë aludime se kush do të jetë moderatorja e për këtë Françeska nuk ka zbuluar emër, por ka dhënë disa detaje:

"Di të them vetëm kaq. Pyeta kush do jetë krah meje. Kur më janë thënë emrat, sidomos të moderatores thash që jemi shumë lartë. Rikthimi im në këtë format është kërkuar edhe nga veshjet. Çdo të dielë do jetë konkurrencë për veshjet. Unë di çdo gjë”, tha Françeska.