KreuCelebrity

“Unë po vdisja, ata donin të bënin show me shëndetin tim”/ Linda Rei për eksperiencën në BBV Kosova!

“Unë po vdisja, ata donin të bënin show me shëndetin

Linda Rei u largua vetëm pak ditë pas nisjes së “Big Brother VIP Kosova 4” për shkak të problemeve shëndetësore, pasi ajo vuan nga diabeti dhe ka nevojë për monitorim të vazhdueshëm.

Dalja e saj e menjëhershme u shoqërua me akuza ndaj produksionit, të cilat Linda i ka sqaruar së fundmi edhe më gjerësisht në një intervistë për podcast-in e Grida Dumës.

“Shkova në Kosovë me shumë frikë, sepse e dija ku po futesha dhe më erdhi jashtëzakonisht keq. Neglizhenca e pafund dhe uria që ka pasur Olsa, producentja e atij formati… është e gatshme të shkelë këdo vetëm që të ngjitet më lart,” deklaroi ajo.

Linda shtoi se, pavarësisht paralajmërimeve të saj për nevojat shëndetësore, produksioni nuk kishte siguruar pajisjet e nevojshme.

“Po flasim për këtë sensorin që mat diabetin në çdo orë e sekondë. E dinin një muaj përpara se çfarë më duhej. I kam të gjitha mesazhet: ‘Ok, e rregullojmë ne’. Por nuk u rregullua,” shpjegoi ajo.

Deklaratat e saj kanë ndezur debate të forta në rrjet, ndërsa produksioni i BBVK-së ende nuk ka dhënë një reagim zyrtar mbi akuzat.