Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka dhuruar një moment të ëmbël për ndjekësit e saj, duke publikuar fotografi nga përditshmëria familjare dhe duke zbuluar pakëz fytyrën e të birit.
Në postimin e saj, ajo shoqëroi fotot me një fjalë të vetme: “Jeta”, duke treguar se roli i saj si nënë po i sjell lumturi dhe emocione të thella.
Fansat reaguan menjëherë, duke komentuar mbi ngjashmërinë e vogëlushit me të ëmën dhe duke shprehur gëzimin për këtë moment intim dhe të ngrohtë nga jeta private e Dafinës. Postimi tregon se krahas karrierës së suksesshme në muzikë, familja mbetet burim kryesor i lumturisë për këngëtaren.



