KreuCelebrity

“Dua që ajo të shkëlqejë”, porosia që Trump dha për Angela Martinin!

“Dua që ajo të shkëlqejë”, porosia që Trump

Presidenti Donald Trump bëri dikur bujë në media pasi u kap duke puthur një mbretëreshë bukurie, gjashtë vjet pas martesës me Melania Trump. Ngjarja daton në vitin 2011, kur pronari i atëhershëm i Organizatës “Miss Universe” organizoi një set fotografik dhe një konferencë për shtyp në Chelsea Piers, New York City. Angela Martini, e cila kishte përfaqësuar Shqipërinë në Miss Universe 2010, ishte e ftuar të merrte pjesë.

Gjatë eventit, Martini dhe Trump u fotografuan duke pozuar së bashku, duke biseduar, dhe në një moment të shkurtër u panë duke shkëmbyer një puthje në buzë — imazhe që u bënë menjëherë virale.

“Dua që ajo të shkëlqejë”, porosia që Trump

Tani, gati 15 vjet më vonë, Martini ka folur ekskluzivisht për Daily Mail, duke treguar se çfarë ndodhi me të vërtetë gjatë atij momenti të kompromentues dhe si ishin ndërveprimet e saj me Trump larg kamerave.

Modelja, sot 39 vjeçe dhe 1.78 metra e gjatë, rrëfen se takimi i tyre i parë ndodhi pas skenës, pak para se ajo të dilte në pasarelë si përfaqësuese e Shqipërisë në Miss Universe. Ajo ndodhej në një cep të sallës, duke bërë grimin dhe duke u ndier e dekurajuar, pasi pretendon se kishte vënë re favorizime në konkurs.

“Pashë njerëz që duhej të ishin neutralë duke favorizuar disa vajza që në fillim,” tregon Martini për Daily Mail.

Sipas saj, në momentin kur Trump hyri në dhomë, ai e pa menjëherë dhe pyeti ish-presidenten e Miss Universe, Paula Shugart, se kush ishte ajo. Shugart dyshohet se i është përgjigjur: “Ajo është e vështirë. Nuk ka sjellje shume të mirë. Nuk i ndjek rregullat.”

Megjithatë, pavarësisht kësaj, Trump thuhet se këmbënguli ta takonte personalisht Martinin.

Ish-Miss Shqipëria rrëfen se Trump iu afrua personalisht gjatë konkursit, i shtrëngoi dorën, dhe i tha: “Kënaqësi që të njoh.” Më pas, ai iu drejtua Paula Shugart duke iu kërkuar: “Dua që ajo të shkëlqejë.”

Martini përfundoi duke u renditur e gjashta në garë, ndërsa kurorën e mori Ximena Navarrete nga Meksika.

Duke folur për sjelljen e Trump ndaj konkurrenteve, ajo kujton: “Ai ishte shumë i sjellshëm. Kurrë nuk flirtonte. Ishte shumë profesional.”

Megjithatë, kjo nuk përputhet plotësisht me dëshmitë e tjera të kohës. Ish-Miss Alabama, Tasha Dixon, ka akuzuar më herët Trump për hyrje të papritur në dhomat e zhveshjes kur konkurrentet ishin gjysmë të zhveshura — një pretendim që ekipi i Trump e mohoi kategorikisht, duke e cilësuar “të pabazë”.

Martini beson se Trump e pëlqeu prezencën e saj gjatë konkursit, dhe se për këtë i kërkoi drejtuesve ta ndihmonin të “shkëlqente”.

Sa i përket famëkeqes “puthje”, ajo sqaron se gjithçka ishte thjesht një keqkuptim vizual.

“Ai është një iluzion optik,” thotë Martini. “Kamera na kapi në një kënd të tillë sa duket sikur po putheshim në buzë, por në realitet ishte një puthje në faqe. Edhe shprehja e një prej konkurrenteve në foton pranë na bëri të dukej sikur ishte diçka më intime.”

Ajo thotë se u përball me shumë paragjykime atëherë, por nuk u ndikua sepse “e dinte të vërtetën”. Trump dhe ekipi i tij, sipas saj, nuk e komentuan kurrë publikisht incidentin, pasi “nuk kishte asgjë reale”.

Që prej asaj kohe, Martini ka takuar sërish Trumpin, sot 79 vjeç, dhe Melanian, 55 vjeç. Ajo tregon se të dy kanë qenë gjithmonë “shumë të sjellshëm dhe të mirë”, duke shtuar: “Kam pasur gjithmonë një marrëdhënie të respektueshme me të. Nuk kam ndjerë kurrë atmosferë negative.”

Daily Mail bën të ditur se ka kontaktuar përfaqësuesit e Trump, Organizatën Miss Universe dhe Paula Shugart për koment, por nuk ka marrë përgjigje.