Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Hygerta Sako, ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut, jo vetëm për karrierën e saj të gjatë si prezantuese sportive dhe për titullin “Miss Shqipëria”, por edhe për pamjen e saj.
Që prej ditëve të para, rrjetet sociale janë mbushur me komente e krahasime, ku shumë shikues kanë vënë re ngjashmërinë e madhe mes Hygertës dhe banores së edicionit të parë, Xhuli. Fansat kanë publikuar fotografi krahasuese, duke vënë në dukje se në disa prej tyre, dy vajzat duken pothuajse identike.
Debati është ndezur veçanërisht në Instagram dhe TikTok, ku videot dhe postimet krahasuese po qarkullojnë me shpejtësi.
Pavarësisht krahasimeve, Hygerta po spikat me stilin, prezencën dhe qetësinë e saj në shtëpi, gjë që e ka kthyer në një nga banoret më të komentuara dhe më të pëlqyera të këtij sezoni.


