KreuCelebrity

Vdekja e Shpat Kasapit, Ahmed Kalaja: E vërteta që nuk u tha askund!

Vdekja e Shpat Kasapit, Ahmed Kalaja: E vërteta që nuk u tha askund!

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ndërroi jetë më 26 nëntor në Itali, pas një ataku kardiak që i mori jetën në mënyrë të papritur. Në ditët e fundit, ai ndodhej në Itali së bashku me bashkëshorten, Selvijen, me qëllim që të kurohej i biri, Roeli. Pas vdekjes së tij, u desh një periudhë disa ditore që trupi i artistit të transportohej drejt Tetovës, aty ku më 30 nëntor u zhvillua ceremonia mortore. Familjarë, miq, të afërm, kolegë dhe të gjithë ata që e kanë njohur e nderuan Shpatin në lamtumirën e tij të fundit.

Së fundmi, imam Ahmed Kalaja ka reaguar në rrjetet sociale, duke akuzuar mediat se kanë anashkaluar informacionin kryesor mbi atë se kush është marrë realisht me procedurat para dhe pas vdekjes së këngëtarit, si dhe me transportimin e trupit drejt Tetovës.

Sipas Kalasë, ka qenë Mariglen Shehaj – babai i Amarit – personi që ka marrë përsipër të gjitha shërbimet dhe procedurat, nga ato që lidheshin me momentet e fundit, deri te transporti i trupit në Maqedoni të Veriut.

“Mediat nuk thanë të vërtetën kryesore. Mariglen Shehaj, babai i Amarit, vëllai ynë, është marrë me të gjitha shërbimet para dhe pas vdekjes, si edhe me transportimin e tij për në Tetovë. Zoti e shpërbleftë! Gjest madhështor. Mbarësi, bekime e udhëzim! Amin! Nuk mohojmë faktin që mund të ketë pasur edhe kontribues të tjerë për arsye procedurale, por shpenzimet materiale janë mbuluar nga vëllai në fjalë. Natën!” – shkruan Kalaja.

https://www.instagram.com/p/DRzz2CtDMpH/?utm_source=ig_embed&ig_rid=7df361bb-e2e0-4056-b280-2010a18defda