KreuCelebrity

Fituesi i BBV zyrtarizon kandidaturën për deputet

Fituesi i BBV zyrtarizon kandidaturën për deputet

Lumbardh Salihu ka konfirmuar zyrtarisht rikandidimin e tij për deputet në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 28 dhjetor. Lajmin e bëri publik përmes një postimi në Instagram, ku ndau një foto të shoqëruar me mbishkrimin: “It’s official. Kandidat për Deputet”.

Ky do të jetë tentimi i dytë i Salihut për të siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës brenda këtij viti. Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova u fut për herë të parë në politikë në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke garuar nën siglën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Edhe pse ishte debutimi i tij në skenën politike, ai arriti të mbledhë mbi gjashtë mijë vota një rezultat i konsiderueshëm për një kandidat të ri,por që nuk ishte i mjaftueshëm për ta futur në parlament në raundin e parë.

Me një bazë tashmë të konsoliduar votuesish dhe me përvojën e fituar nga fushata e kaluar, Salihu synon të forcojë edhe më shumë prezencën e tij politike. Ai po kërkon sërish besimin e qytetarëve, ndërsa mbetet për t’u parë nëse popullariteti i tij publik dhe angazhimi i rritur do t’i japin rezultat në zgjedhjet që mbahen në fund të këtij muaji.

Zhvillimet rreth garës së tij pritet të jenë ndër më të ndjekurat, duke pasur parasysh profilin e tij të lartë mediatik dhe mbështetjen e konsiderueshme që ka nga publiku.