Nga Libera Resulaj

Modelja e njohur Jori Delli dhe reperi italian Fred de Palma mesa duket kanë hedhur një hap para në lidhjen e tyre. Ditën e sotme, Jori ka treguar se Fred i ka propozuar për martesë gjatë udhëtimit të tyre në Maldive.
Por si ka qenë historia e tyre e dashurisë?
Të gjithë mendojnë se Jori dhe Fred janë njohur pas eksperiencës së saj në "Big Brother Vip Albania", por nuk është kështu, ata kanë gati 8 vite që njihen. Jori ka qenë në një lidhje me reperin para se ajo të hynte në këtë reality show dhe para se të bëhej e njohur në Shqipëri, por jo vetëm kaq.
Në një intervistë vitin e kaluar në "Pushime On Top", Jori ka treguar të gjithë historinë e njohjes me Fredin dhe mund të themi se duket si një film.
“Ne kemi 7 vite që jemi njohur. Kam qenë e dashuruar me një ish-in tim Simone dhe ishim në Torino. Fredi kishte ardhur në një club dhe bënte si garip, e pyeti pronarin kush është ajo. I tha ajo është e dashura e shokut tim. Janë zënë, por të nesërmen i kërkoi falje, i tha më fal nuk e dija që ishte e dashura jote, nuk doja të të ngacmoja.
Pas disa kohësh më shkroi, unë i jam përgjigjur shumë keq se s’më pëlqente fare. Ishte nga ata çunat arrogantë që mendonte se mund të kishte çdo vajzë. Mbas tre vitesh me vjen agjensia ime në Milano dhe më thotë Jori është për të bërë një videoklip. E pyeta për kë është, më thanë për Fred De Palmën. Ai ishte i dashuruar në atë periudhë dhe unë kam qenë e lidhur. Kemi folur shumë pak, super profesionalist për videoklipin.
Dy vite më parë unë isha beqare dhe më shkruan në Instagram iu përgjigja dhe filluam folëm dhe zbulova një anë të tij. Fred De Palma është personazh, Frederiko është krejt tjetër."


Ata kishin pasur një lidhje para se Jori të futej në "BBV Albania" dhe të bëhej e famshme në Shqipëri, por ishin ndarë 3 javë para nisjes së spektakit. Gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e "BBV", Jori e ka përmendur që ka pasur një lidhje me të, por ishin ndarë sepse kishin stil jetese ndryshe dhe kjo u bë mjaft mediatike në Shqipëri dhe Itali. Pas daljes së saj nga "BBV", Jori foli për këtë romancë dhe u shpreh:
“U ndava 3 javë para së të futesha në “BBV”. Unë nuk e dija që do të futesha në “BBV” kështu që nuk ka qenë aspak kjo arsyeja e ndarjes. E respektoj shumë, e kam xhan, është djalë i mirë. Nuk jemi mërzitur me njëri-tjetrin pas ndarjes. U ndamë sepse kemi dy stile jetese të ndryshme.”
Por Fred as këtë herë nuk hoqi dorë nga Jori, pas kësaj ata u rikthyen përsëri me njëri-tjetrin dhe deri më sot kanë qenë shumë të lumtur.

-
-
"Dasmat private" të VIP-ave shqiptarë gjatë vitit 2025!
3 Dhjetor, 16:34


