KreuCelebrity

Kthimi i trupit të Shpat Kasapit në Tetovë, familja falënderon publikisht Igli Taren!

Kthimi i trupit të Shpat Kasapit në Tetovë, familja

Dhimbja e humbjes së Shpat Kasapit, këngëtarit të dashur nga Tetova, ishte e thellë, por një akt human dhe i menjëhershëm i drejtuesit sportiv të Milanit, Igli Tare, solli një ngushëllim të madh për familjen. Pas vdekjes tragjike të Shpatit në Bergamo natën e 25 nëntorit, kur u ndal zemra e tij, procedurat ligjore në Itali do të kishin vonuar kthimin e trupit për ditë të tëra.

Por falë ndërhyrjes personale të Igli Tares, trupi i Shpatit u kthye në Maqedoninë e Veriut në kohë rekord brenda vetëm katër ditëve duke mundësuar që i ndjeri të prehej në Tetovë më 30 nëntor.

Vëllai i Shpatit, Albin Kasapi, përmes një deklarate për Sportmania, shprehu mirënjohjen dhe dhimbjen e familjes:

“Këto janë ditë dhimbjeje të madhe për familjen tonë. Falënderojmë të gjithë ata që kanë qenë pranë nesh në këtë humbje të rëndë. Dua të shpreh falënderim publik për Igli Taren, bashkëkombasin tonë që bëri të pamundurën dhe ishte faktor kyç që trupi i Shpatit u kthye në kohë rekord në vendin tonë. Na është gjendur jashtëzakonisht shumë dhe e vlerësojmë pa masë këtë mbështetje,” tha Albin Kasapi për Sportmania.

Familja ka theksuar se ndihma e Tares ka qenë vendimtare, duke lehtësuar një pjesë të barrës së rëndë emocionale dhe procedurale që përjetuan pas humbjes së madhe. Në këto ditë të errëta, solidariteti i bashkëkombasit të tyre solli dritë dhe ngushëllim.