KreuCelebrity

Lamine Yamal e thotë trroç: Nuk kam pasur asnjë dyshim mes Spanjës dhe Marokut, ja pse!

Lamine Yamal e thotë trroç: Nuk kam pasur asnjë dyshim mes

Ylli i Barcelonës dhe kombëtares së Spanjës, Lamine Yamal, ka dhënë një intervistë për programin amerikan “60 Minutes”, ku foli për jetën jashtë fushës, rrugëtimin e tij drejt futbollit profesionist dhe ëndrrën e madhe për të luajtur në Botërorin 2026.

Adoleshenti dhe lojtari më i ri i skuadrës tregoi se pavarësisht interesimit të Marokut, zgjedhja e tij për Spanjën ka qenë e qartë:

“Kur erdhi momenti vendimtar për të zgjedhur kombëtaren, kurrë nuk ndjeva dyshim. Megjithëse kam një dashuri të madhe dhe respekt për Marokun, vendimi im ka qenë gjithmonë i qartë: zemra ime i përket Spanjës, vendit ku kam lindur, ku jam rritur dhe ku kam ëndërruar të luaj gjithmonë futbollin tim.”

Yamal foli edhe për jetën e tij të përditshme, vështirësitë e adoleshentit që jeton nën reflektorët e famës, mësimet e fëmijërisë në Rocafonda dhe marrëdhënien e fortë me familjen, sidomos me nënën, të cilën e konsideron personin e vetëm që gjithmonë i thotë “jo”.

Në fushë, ai theksoi se luan për të dhënë emocione:
“Nuk mendoj të shënoj katër gola. Dua të argëtoj njerëzit dhe t’u ndryshoj ditën.”

Ai u shpreh i gatshëm për përgjegjësinë e Botërorit 2026, duke pohuar me plot besim se Spanja mund ta fitojë Kupën e Botës.

Yamal, i cili vazhdon të jetë një nga talentet më të mëdhenj të futbollit modern, thotë se magjinë në lojë e ka mësuar në rrugicat e lagjes së tij: “Nuk ka ndjenjë më të mirë se kur njerëzit ngrihen në këmbë për një veprim që bën.”

Me qetësinë, sinqeritetin dhe personalitetin e tij të veçantë, ai tregon se jo vetëm po shkëlqen si futbollist, por edhe po rikthen dashurinë e shumë njerëzve për futbollin.