KreuCelebrity

Përplasja e bujshme, Aulona Musta vendoset në siklet gjatë përballjes me Beniada Nishanin!

Modelja dhe moderatorja e njohur dhe e dashur për publikun, Beniada Nishani ka qenë e ftuar si opinioniste ditën e djeshme në emisionin "Për'puthen". Beni e njohur për energjinë e saj pozitive dhe shpirtin e bukur, u paragjykua për moderimin e saj sezonin e kaluar në emisionin "Miqtë e pasdites". Edhe pse publiku e adhuronte, kishte personazhe që u shprehën se në një emision pasditeje në një televizion kombëtar, nuk mund të moderojë një person që nuk di të flasë mirë shqip dhe një nga këta personazhe ishte dhe Aulona Musta.

Për koicidencë të fatit, të dyja u përballën ditën e djeshme në emision, të vendosura të dyja në pozicionin e opinionistes, një rast ku mund të flisnin sy më sy për komentet mbi njëra-tjetrën edhe pse Aulona u shfaq shumë në siklet.

Megi: Aulona më thuaj pak, a mundet që të jetë opinioniste dikush që nuk flet mirë shqip. Apo ishte shumë herët dhe e tepërt?

Beniada: Pyetja ishte për mua? Ngaqë po më sheh mua…

Megi: Po pyesja Aulonën. Të intereson përgjigja?

Beniada: Jo, fare por unë jam e edukuar dhe dëgjoj.

Aulona: Patjetër që një opinioniste që nuk flet mirë shqip mund të jetë dhe të japë mendimet e saj sepse kushdo ka të drejtë të japi mendime, patjetër edhe një vajzë që nuk e flet mirë shqipen. Megjithatë unë i qëndroj idesë time që një prezantuese nuk mund të jetë dot nëse nuk e flet mirë shqipen, njësoj siç unë nuk mund të bëj dot një emision politik. Nëse do të më thonin unë e di që po ta bëja do të isha një tmerr.

Megi: Beniada ke një replikë?

Beniada: Zemër, unë mendoj që secili prej nesh ka karakteristikat e veta dhe secili ka mënyra të ndryshme për t’u shprehur. Mbase ka njerëz që nuk e kanë gramatikën perfekte por më mirë të flasësh me komunikimin e zemrës sesa me komunikimin perfekt por me gjuhën e urrejtjes.

Megi: Do ta vazhdosh Aulona?

Aulona: Do ti që ta vazhdoj unë? Shiko përtej shakave, mua më pëlqen që në fakt është Beniada këtu dhe po ndajmë opinionet tona. Unë e kam vlerësuar Beniadën që në fillimet e saj dhe vazhdoj ta bëj kështu që… Ajo është një vajzë shumë solare, shumë e bukur dhe interesante absolutisht.