KreuCelebrity

I dhuroi unazë diamanti Norës, cili ishte qëllimi i fshehtë i Robertit?

 

E ftuar speciale në emisionin e Robert Berishës "Robi palket kur don vet" ishte ish-bashkëshortja e tij, këngëtarja e njohur Nora Istrefi, një takim televiziv që ka ngjallur reagime të shumta që pas publikimit të promos. 

Të gjithë menduan se ata ishin rikthyer me njëri-tjetrin sidomos pas momentit në promo, ku Roberti i dhuron Norës një unazë me diamand. Por mesa duket nuk është kështu, pas shfaqjes së plotë të emisionit, u kuptua se ata nuk janë rikthyer bashkë, por thjeshtë kanë marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin, sidomos se mes tyre qëndron vajza Renne.

Unaza që Roberti i dhuroi në emision Norës nuk ishte fiks për të, por për vajzën e tyre, ku Roberti i kërkoi që deri sa ajo të mbushë 18 vjeçe, atë unazë ta mbajë Nora.

“Këtë unazën e mban ti derisa Renee t’i bëjë 18 vjet”