Big Mama është parë e tronditur dhe me sytë e mbushur me lot në ceremoninë e homazheve për këngëtarin Shpat Kasapi, i cili ndërroi jetë papritur në moshën 40-vjeçare pas një arresti kardiak. Në foton e publikuar nga Prive by Liberta Spahiu, këngëtarja veshur në të zeza dhe me një shami në dorë, ajo mezi përmbante dhimbjen teksa pret ngushëllimet e të pranishmëve, duke dëshmuar lidhjen e fortë emocionale që kishte me artistin e ndjerë.
Në duar, Big Mama mbante një fotografi bardh e zi të Shpat Kasapit një simbol i thjeshtë, por i fuqishëm, që shpjegon se ai do të mbetet përjetë në zemrën e saj
Humbja e Shpatit ka goditur rëndë komunitetin artistik, por veçanërisht Big Mamën, e cila ka deklaruar se lajmin nuk ka mundur ta besojë. Ajo dhe Shpati njiheshin prej vitesh që nga 1997-a duke ndarë skena, projekte festive dhe një miqësi të sinqertë që zgjati më shumë se dy dekada.
Mes dhimbjes dhe kujtimeve, këngëtarja ka zbuluar edhe diçka prekëse: kërkesa e fundit e Shpat Kasapit, vetëm pak ditë para se të ndërronte jetë, ishte që të këndonin së bashku këngën “Sajzeza”. Një dëshirë që fatkeqësisht mbeti e parealizuar, por që sot merr një domethënie edhe më të thellë.
