Një debat i nxehtë shpërtheu në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, pasi Labi ngriti dilema lidhur me orientimin seksual të Klodit, çka solli një reagim të fortë nga ky i fundit. Gjatë një diskutimi të ndezur mes banorëve, Labi hodhi në tavolinë pyetje dhe sugjerime rreth jetës private të Klodit, duke aluduar për orientimin e tij seksual. Ky moment nuk kaloi pa tensione.
Klodit nuk i pëlqeu aspak mënyra se si u trajtua kjo temë, duke e quajtur atë të papërshtatshme dhe të padrejtë për të. “Çështjen me sulmu shkurtë m’duket jashtë,” tha ai menjëherë pas ngritjes së çështjes. Sipas tij, Labi mund të aludonte sa të dojë, por theksoi se kjo nuk është çështja që e shqetëson: “Sa i përket mua, ky mund të bëj aludime sa të dojë. Publiku jashtë e di. Banorët këtu brenda kurrgjë hala nuk dinë.”
Klodit i shqetësoi më shumë mënyra se si orientimi seksual u përdor si temë diskutimi në këtë rast. Ai theksoi se nuk është çështja e orientimit seksual ajo që e bezdis, por fakti që kjo temë përdoret si argument për të sulmuar dhe manipuluar diskutimet: “Nuk është që m’intereson, thjesht më bezdis fakti që ti hyn dhe përdor orientimin seksual…”
Ky incident ka ngjallur reagime të ndryshme mes banorëve, duke nxitur reflektime mbi respektin për jetën private dhe ndjeshmërinë që duhet të tregojmë në trajtimin e temave të ndjeshme.
