Sipas të dhënave paraprake, u njoftua se këngëtari i pop-muzikës, Shpat Kasapi ndërroi jetë si pasojë e një sulmi në zemër.
Lajmi është konfirmuar përmes një shkrimi në emisionin e mëngjesit në median Alsat, 9me11.
Familjarët kanë konfirmuar se Shpat Kasapi ka vdekur në Itali pas një sulmi kardiak që ka pësuar atje. 40-vjeçari ishte në një koncert në Bologna, teksa nuk u ndje mirë dhe më pas ndërroi jetë.
Njëkohësisht kjo tragjedi ka rikthyer në vëmendje një detaj të dhimbshëm nga historia e familjes së tij. Sipas asaj që është bërë e ditur nga mediat në Maqedoninë e Veriut, Shpati, ka humbur babain e tij, pas një ataku kardiak në moshën 40-vjeçare, kur Shpati ishte ende 13 vjeç, duke e bërë historinë e familjes Kasapi një tragjedi të përsëritur brez pas brezi.
Shpat Kasapi ka qenë një nga emrat më të njohur dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare. I lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, ai u rrit në një familje me traditë muzikore.
