KreuCelebrity

Dolce merr komunikim nga jashtë, shpërthen në lot nga lajmi misterioz!

Doce dhe Edi janë çifti i parë i këtij sezoni të "BBVK", para disa ditësh ata kanë shkëmbyer edhe puthjen e parë. Prime-n e kaluar u njoftuar se do të ketë një shkëmbim banorësh me Grande Fratello në Itali dhe banorja e përzgjedhur është Dolce. 

Ama dje diçka ka ndodhur dhe Dolce ka shpërthyer në lot dhe është shfaqur në një gjendje jo të mirë. Me aq sa ka treguar në shtëpi, banores i është deleguar në dhomën e rrëfimit një mesazh nga familja e saj, e cila i kërkon ta lërë shtëpinë për një çështje gjyqësore të lënë jashtë. 

"Isha në dhomë të rrëfimit, familja ime më tha që duhet të dalë nga shtëpia për një çështje gjyqësore, këtë e kam mbaruar"

Dolce shprehet shumë në ankth për këtë, pasi mendon se diçka e keqe ka ndodhur jashtë, ndoshta shëndeti i mbesës së saj mund të jetë përkeqësuar, sepse procesi gjyqësor që ajo kishte pasur kishte përfunduar.