Prej disa kohësh publikut i është shtuar kurioziteti për edicionin e pestë të "Big Brother Vip", kjo pasi shumë thashetheme kanë qarkuluar se ky reality show nuk do të niste këtë sezon. Epo duket se nuk është kështu!
Disa ditë më parë me anë të një postimi në instagramin zyrtar të "Big Brother Vip" dhe Top Channel është lajmëruar se edicioni i ri do të fillojë në dhjetor. Me anë të një video-je të publikuar kanë zbuluar edhe logon e re të syrit të famshëm të Big Brother.
Teksa të gjithë janë duket pritur një sinjal nga produksioni se sa ditë larg është nata e parë e spektaklit, vetëm pak më parë është publikuar një video me momentet më pikante nga ediconi i kaluar. Një video, e cila i ka kujtuar edhe një herë të gjithëve se sa emocione përmban ky reality show.
Ende nuk ka një datë zyrtare për fillimin e tij, por thashethemet tregojnë se do të jetë 20 dhjetor.
View this post on Instagram


