Pas lajmit të trishtë për ndarjen nga jeta të këngëtarit të njohur Shpat Kasapi, ekipi menaxhues ka reaguar për herë të parë. Përmes një story të publikuar në llogarinë zyrtare të artistit në Instagram, ekipi ka shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e papritur të tij.
“Dhimbje e madhe, njoftimet për varrimin së shpejti,” shkruhet në reagimin e ekipit të tij, duke bërë të ditur se detajet për ceremoninë mortore do të bëhen publike shumë shpejt.

Shpat Kasapi, i njohur për kontributin e tij të vyer në muzikën shqiptare, ka lënë pas një boshllëk të madh në skenë dhe tek të gjithë ata që e kanë ndjekur me vite. Humbja e tij është një goditje e madhe për familjen, fansat dhe kolegët e tij.
