Xhinset më të njohura në këtë kohë të vitit janë ato me prerje të shkurtër për femra - të ngushta te vithet dhe kofshët dhe më të gjera te gjuri - dhe xhinset e gjera për meshkuj, me një prerje mw të lirshme. Nga Hugh Jackman te Jonathan Bailey, Dua Lipa apo Sydney Sweeney, stili i rrugës i të famshmëve po ofron frymëzim se si t'i vishni ato me xhaketa dhe pallto. Ekziston gjithashtu një këshillë që mund të jetë e dobishme për të përcaktuar madhësinë e duhur kur i provoni, para se t'i blini.
Si t’i vishni mirë xhinset me prerje të shkurtër: truku i preferuar i VIP-ave
Rregulli i kruajtëses së dhëmbëve dhe ndjekja e tij është tepër e thjeshtë. Së pari, merrni parasysh belin: zinxhiri nuk duhet të jetë kurrë më i shkurtër se një kruajtëse dhëmbësh. Nëse keni një bust të shkurtër, këshilla është të zgjidhni një bel mesatar. Anasjelltas, rekomandohet një bel më i lartë. Pasi të keni gjetur belin e duhur, merrni parasysh pozicionin e xhepave të pasmë, të cilët nuk duhet të jenë shumë të ulët: nëse janë të lartë, ato theksojnë të pasmet, ose japin iluzionin e një të pasme të përcaktuar mirë - shkurt si Jennifer Lopez - dhe një qëndrim më të drejtë.
