KreuCelebrity

"Kosova është në Amerikë?", banorët e Grande Fratello habiten për shkëmbinim me Dolcen!

Reality show-i Big Brother VIP Kosova 4 ka konfirmuar zyrtarisht shkëmbimin e banorëve me programin e famshëm italian “Grande Fratello”, një hap që është vlerësuar si mjaft i rëndësishëm për rritjen e ndikimit të formatit shqiptar.

Lajmi u bë i ditur nga moderatori Alaudin Hamiti gjatë prime-t të djeshëm, ku ai njoftoi se të premten do të realizohet një shkëmbim i një prej banorëve të shtëpisë.

Banorja që do t’i bashkohet për një javë reality show-t italian është Dolce. Ajo shihet si një nga personazhet më të përshtatshme për t’u përfshirë në formatin e shumëkomentuar italian, për shkak të energjisë së saj, karakterit dhe ndikimit që ka krijuar brenda shtëpisë së BBVK-së.

Është bërë viral tashmë momenti kur banorët e Grande Fratello në Itali njoftohet me këtë shkëmbim, ku nuk ishin të qartë rreth Kosovës si shtet dhe mbeten pak të hutuar. Të pyetur se ku ndodhet Kosova ata shprehen në Amerikë.

Një përgjigje, e cila po komentohet shumë në rrjete sociale, pasi për ndjekësit është e pafalshme që një banor i Italisë të mos ketë njohuri për hartën e Ballkanit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Grande Fratello (@grandefratellotv)

Dolce pritet të udhëtojë gjatë kësaj jave drejt Romës, ku do të hyjë në shtëpinë për disa ditë.