Monika Kryemadhi ka folur hapur për mundësinë e pjesëmarrjes në Big Brother VIP Albania, duke e bërë të qartë se qe në start, një ftesë për të hyrë si banore nuk do ta tundonte aspak.
E pyetur nga gazetarët e “Andale” nëse do ta shihnim ndonjëherë brenda shtëpisë më të komentuar në Shqipëri, ajo u përgjigj sinqerisht se nuk do ta përballonte dot qëndrimin e mbyllur.
“Unë nuk rri dot mbyllur. Big Brother është për njerëz introvertë që e durojnë izolimin. Unë jo,” u shpreh Kryemadhi.
Megjithatë, kur erdhi puna te roli i opinionistes, ajo u tregua shumë më entuziaste. Sipas saj, një rol i tillë do t’i shkonte, duke qenë se është e drejtpërdrejtë dhe nuk i kursen mendimet “pa filtra”.
“Opinioniste do e bëja pa problem. Mendoj se ka kaluar koha e të qenurit me ‘lajle-lule’. Njerëzit duan gjëra konkrete, duan të hyjnë në temë. Unë jam për komunikim të hapur dhe të drejtpërdrejtë,” tha ajo.
A do të ishte interesante në Big Brother? Vetë Monika qesh dhe pranon se me karakterin e saj, me shumë gjasa do të krijonte probleme me produksionin, ndaj nuk është e sigurt sa “produktive” do të ishte për formatin.

