KreuCelebrity

Thanë se nuk njihen jashtë, fotoja i nxjerr zbuluar dy konkurrentët e BBVK!

Marrëdhënia e mundshme midis Edit dhe Benita Zenës po merr hov të madh në Big Brother VIP Kosova 4, pas shpërndarjes së një fotografie të vjetër të tyre në rrjetet sociale.

Gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVK, të dy kanë deklaruar se nuk njihen nga jashtë. Madje, ishte vetë Edi që ngjalli dyshime i pari, duke treguar se para hyrjes në lojë kishte pranuar një kërkesë shoqërie nga Benita, por se nuk kishin pasur asnjë kontakt apo njohje të mëparshme.

Megjithatë, një fotografi e publikuar në vitin 2019 ka vënë në dyshim këto deklarata. Në imazh, Edi dhe Benita shfaqen të afërt, duke lënë të kuptohet se mes tyre mund të ketë pasur një raport shumë më të ngushtë se sa pohojnë tani.

Pamjet e vjetra janë përhapur me shpejtësi në TikTok, Instagram dhe X, dhe komentet e fansave nuk kanë të ndalur. Shumë prej tyre kërkojnë sqarime, duke theksuar se fotografia hedh poshtë pretendimin e të dyve se nuk janë njohur më parë.

Produksioni i BBVK ende nuk ka reaguar, ndërsa publiku vazhdon të debatojë mbi këtë “mister të së kaluarës”, që mund të ndikojë dukshëm në dinamikën e lojës brenda shtëpisë.