Farouk James lindi në Mbretërinë e Bashkuar dhe në moshën 4 vjeç u bë i famshëm, duke u kthyer në model për marka të ndryshme, falë flokëve të tij shumë të trashë dhe të gjatë. Nëna e tij, me origjinë angleze, dhe babai i tij me rrënjë nga Gana (Afrika) refuzuan t'ia prisnin flokët, duke parë se kjo ishte diçka që e bënte të veçantë. Aktualisht, Farouk James është 13 vjeç dhe ende refuzon t'i presë, dhe prindërit e tij e respektojnë zgjedhjen e tij. Më parë, për të shkuar në një shkollë shtetërore, një nga kushtet ishte që djali duhej të priste shkurt flokët. Peticioni që bëri nëna e tij që djali të pranohej kështu nuk ndihmoi. Kështu, ajo vendosi ta regjistronte në një shkollë private. Atje, i kërkuan vetëm Farouk-ut t'i lidhte flokët me bishtaleca ose t'i mbulonte.
Farouk James ka mbledhur një komunitet mbresëlënës fansash rreth tij. Vetëm në Instagram, djali ka mbi 250,000 ndjekës. Shumë janë të kënaqur me vendimin e tij për të mbajtur flokët e gjatë, pavarësisht kritikave. Me kalimin e kohës, djali ka eksperimentuar me më shumë modele flokësh, por më e habitshmja ishte drejtimi i flokëve, sic i mban dhe sot.
