Reperi i njohur Ghetto Geasy surprizon fansat me një moment të rrallë nga jeta personale: për herë të parë ka publikuar portretin e plotë të vajzës së tij, Marget. Marina Vjollca dhe Getoari kanë qenë ndër çiftet më të rezervuara sa i përket ekspozimit të së voglës, ndaj ky postim shënon një hap të veçantë për familjen.
Me rastin e ditëlindjes së 4-t të Marget, Getoari ka ndarë një dedikim të mbushur me emocion, duke lënë tekstin e tij të flasë vetë për ndjenjën e thellë të një babai për vajzën:

“Sa shpejt kalojnë vitet, qika jeme! U bere 4 vjeçe, ti më bere baba me plot kuptimin e fjalës. Tani e gjithë jetën do të mburrem me ty. Marget, ti je gjithçka për mu. Sytë e tu të mëdhenj, plot jetë, më japin forcë e inspirim për çdo gjë. Sa e bukur është me shkru për ty, por njëkohësisht aq e vështirë, për shkak të emocioneve, sepse më duket sikur nuk do t’ia dal kurrë ta shpreh atë dashuri të thellë që kam për ty. Gëzuar ditëlindjen, jeta babes! Paç shëndet, jetë të gjatë e të lumtur! Të dua pa fund! ❤️????”
Ky dedikim i sinqertë vjen në një moment simbolik për çiftin, që prej katër vitesh ka mbrojtur me shumë kujdes privatësinë e Marget. Publikimi i portretit të plotë krijon një moment të ri lidhjeje me publikun, përmes një shprehjeje të pastër dashurie prindërore.
