Premiera e mbajtur në Berlin prezantoi për publikun europian filmin Song Sung Blue, ku rolet kryesore i interpretojnë Kate Hudson dhe Hugh Jackman. Filmi tregon historinë e një çifti që përpiqet të rigjejë shkëndijën e humbur të marrëdhënies përmes muzikës. Dy protagonistët, njerëz të zakonshëm, vendosin të krijojnë një cover band të Neil Diamond – një udhëtim që i afron sërish. Kimia mes Kate dhe Hugh, e dukshme edhe në tapetin e kuq, u vlerësua menjëherë.
Në qendër të vëmendjes mbeti sakaq edhe paraqitja e Kate Hudson, e cila zgjodhi një fustan Vera Wang në ngjyrë blu elektrik, tërësisht transparent. E ndërtuar në shifon të lehtë, veshja kishte mëngë të fryra, një dekolte të thellë në formë V dhe një siluetë që theksonte linjat e saj. Pjesa "sheer" zbulonte një sytienë të zezë me detaje të ndërlikuara në shpinë, ndërsa zona intime ishte e mbuluar me culotte në të njëjtin material. Aksesoret ishin minimaliste: vathë me diamante nga Nikos Koulis dhe një unazë me gur të zi nga David Yurman. Me pak fjale, nje fustan qe mrekulloi sidomos me pjesen e shpines!

