KreuCelebrity

Ofendimet ne podcastin e Arbana Osmanit, reagon Egla Ceno!

Ofendimet ne podcastin e Arbana Osmanit, reagon Egla Ceno!

Aktorja e njohur Egla Ceno ka reaguar në Instagram pas ofendimeve që iu bënë në podkastin “Mirëmbrëma Yje”, ku ishte e ftuar Arbana Osmani. Gjatë një loje me foto, të ftuarit bënë komente të ashpra ndaj saj: Zhaklin Lekatari e quajti “homofobe”, Inida Gjata (Zhaku) e etiketoi “idiote komplet”, ndërsa Arjan Konomi deklaroi se “nuk e njihte fare”.

Komentet u shoqëruan me të qeshura në studio – përfshirë edhe Arbanën – gjë që nxiti reagimin e menjëhershëm të aktores.

Në postimin e saj, Egla shkroi:

“Nëse ju bën punë përbaltja e emrit tim, ju lutem vazhdoni! Por të paktën, mos e bëni gratis, se dukeni si idiotë pastaj. Maksimumi, futini një të zgërdhirë… se kur nuk prodhon dot seriozitet, nuk të ngelet veçse të zgërdhihesh.

Ofendimet ne podcastin e Arbana Osmanit, reagon Egla Ceno!

Me termin “të zgërdhirë”, Egla iu referohet hapur momentit kur moderatorja dhe të ftuarit qeshën pas ofendimeve, duke nënvizuar se tentativat për ta ulur atë vetëm sa ekspozuan mungesën e seriozitetit të programit.

Përmes këtij reagimi, aktorja dha një përgjigje ironike dhe të prerë, duke bërë të qartë se nuk ka ndërmend të heshtë përballë sulmeve të tilla.