Atmosfera në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 4” është tensionuar ndjeshëm gjatë orëve të fundit, teksa është regjistruar edhe incidenti i parë fizik i këtij edicioni.
Protagonistë të konfliktit kanë qenë Londrimi dhe Klodiani.
Edhe pse spektakli ka vetëm pak ditë që ka nisur, duket se debatet kanë kaluar tashmë kufijtë e komunikimit verbal dhe janë shndërruar në përplasje fizike.
Në pamjet e bëra publike, shihet momenti kur Londrimi i afrohet Klodianit dhe i terheq floket, cka shkakton menjëherë reagimin e këtij të fundit. Pavarësisht paralajmërimit të Klodianit për të mos e prekur sërish, Londrimi e përsërit veprimin, këtë herë duke e kapur me forcë për flokësh.
Ky gjest ka ndezur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku publiku ka shpërthyer me komente të ashpra duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme nga produksioni.
Shumë ndjekës shprehen se çdo kontakt fizik duhet të sjellë përjashtim, duke kërkuar masa drastike ndaj Londrimit. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi i “Vëllait të Madh” dhe si do të ndikojë ky incident në dinamikat e lojës.

