KreuCelebrity

U kapën me armë pa leje, Karim Adaymeri: Më dhemb akoma fakti që...

 

Reperja shqiptare Loredana Zefi dhe futbollisti i kombëtares gjermane Karim Adeyemi janë vënë në qendër të vëmendjes së mediave pas ndalimit nga policia gjermane, ku u kapën armë pa leje.

 Gjykata gjermane vendosi një gjobë të kripur për futbollistin Karim Adeyemi, 450 mijë euro, të cilat ai do t’i paguajë në 60 këste prej 7,500 eurosh secili. Edhe Loredana pritet të përballet me penalitete financiare, megjithëse përmasat e saktë të gjobës ndaj saj ende nuk janë bërë publike në mënyrë të detajuar.

Në një deklaratë të gjatë të publikuar në Instagram, Adeyemi tregon se gjithçka ka ndodhur për shkak të pakujdesisë së tij, kur kishte porositur një “Mystery Box” pa e ditur se brenda do të kishte sende të ndaluara.

Deklarata e plotë e Karim Adeyemit:

Me siguri i keni parë lajmet për mua gjatë ditëve të fundit.

E kam të vështirë të flas për këtë: Në fillim të vitit 2024, nga pakujdesia dhe pa menduar vërtet se çfarë po bëja, porosita në internet një të ashtuquajtur ‘Mystery Box’.

Brenda saj kishte edhe sende që nuk lejohen nga ligji për armët.

Shumë muaj më vonë paketa u dërgua dhe, rastësisht, përfundoi e hapur në polici.

Megjithatë, ishte një gabim i madh.

Një gabim që më vjen shumë keq, që më ka kushtuar shumë dhe për të cilin pendohem thellësisht.

E di që jam person publik dhe kam një rol.

Dhe nuk i jam përgjigjur si duhet këtij roli.

Pikërisht për këtë arsye më dhemb akoma më shumë fakti që veprova kaq pakujdesshëm.

Kam mësuar nga kjo dhe ju premtoj se në të ardhmen do të shmang gabime të tilla.

Faleminderit të gjithëve që kanë besim te unë dhe mbështetje pavarësisht kësaj".